E-Qeverisja nënkupton modernizimin e administratën; digjitalizimin e administratës, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, zhvillimin e biznesit, tregtisë dhe bujqësisë, rritjen e buxhetit, rritjen e demokracisë, zhvillimin e kulturës, hulumtimeve shkencore, qeverisjes lokale, si dhe shumë shërbimeve të tjera. Ky plan ka një kosto prej rreth 21,517,719 euro. 

" />

Miratohet Plani i Veprimit për E-Qeverisje

06/11/2009

E-Qeverisja nënkupton modernizimin e administratën; digjitalizimin e administratës, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, zhvillimin e biznesit, tregtisë dhe bujqësisë, rritjen e buxhetit, rritjen e demokracisë, zhvillimin e kulturës, hulumtimeve shkencore, qeverisjes lokale, si dhe shumë shërbimeve të tjera. Ky plan ka një kosto prej rreth 21,517,719 euro. 

Qeverisja elektronike apo E-Qeverisja është ofrimi i shërbimeve institucionale përmes teknologjisë informative, me anë të së cilës qytetarët, bizneset dhe vetë qeveria do të kenë shërbime më cilësore, më të përshpejtuara, dhe e cila drejtpërsëdrejti do të ndikoj në zhvillimin socio-ekonomik; njëherazi e nevojshme edhe për integrime evropiane.

 

Në tetor të vitit 2008 Departamenti i Teknologjisë Informative (DTI) në MAP në bashkëpunim me UNDP hartuan Draftin e parë të Strategjisë për Qeverisjen Elektronike 2009 -2015, e cila është lëshuar për diskutim publik përmes medieve. Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 95, të mbajtur më 26 nëntor 2009, miratoi Planin e Veprimit për realizimin e Strategjisë për Qeverisjen Elektronike 2009-2015.

 

Gjendja aktuale e infrastrukturës teknologjike në mes të komunave dhe qeverisë nuk është e kënaqshme, e kjo për shkak të përdorimit të harduerëve dhe softuerëve të ndryshme. Edhe pse Institucionet e Republikës së Kosovës janë të obliguara të përdorin standardet e 'Politikës për Harduer dhe Softuer” të përpiluar nga DTI – MAP, dhe 'Udhëzimin administrativ për përdorimin e softuerëve të licencuar”  , këto nuk janë respektuar nga disa institucione prandaj edhe kanë paraqitur pengesa të theksuara dhe shpenzime të panevojshme. Rrjeti qeveritar nëpër komuna ende vazhdon të jetë i bazuar në rrjetin mikrovalor të UNMIK-ut që së shpejti pritet të kaloj në pronësi të qeverisë.

 

Një prej standardeve të e-qeverisjes është se Çdo institucion qeveritar duhet te ketë njësitin e TI. Përgjegjësia për zbatimin e standardeve dhe ofrimin e sigurisë i obligohet MAP, ndërsa përgjegjësia e nxitjes së zhvillimit të teknologjisë së informacionit është përcaktuar në kuadër të MTPT-së. Departamenti i Teknologjisë Informative në kuadër të MAP-së duhet të luaj rolin kyÇ për vendosjen e standardeve dhe ofrimin e shërbimeve elektronike, duke përfshirë edhe e-qeverisjen.

 

Me anë të qeverisjes elektronike Qeveria dëshiron të modernizoj administratën, duke ofruar shërbime më efikase dhe me përgjegjësi në të gjitha nivelet e administratës. Qeverisja elektronikë nënkupton digjitalizimin e administratës, arsimit, shëndetësisë, sigurisë, zhvillimin e biznesit, tregtisë dhe bujqësisë, rritjen e buxhetit, rritjen e demokracisë, zhvillimin e kulturës, hulumtimeve shkencore, qeverisjes lokale, si dhe shumë shërbimeve të tjera. Përfitimet tjera me aplikimin e e-qeverisjes janë zvogëlimi i ngarkesave dhe shpenzimeve administrative, rritja e transparencës, rritja e besimit dhe sigurisë, ulja e krimit të organizuar, zvogëlimi i kohës për vendim-marrje, prezantimi i të arriturave kombëtare, etj. Për tu realizuar këto në mënyrë efikase është punuar edhe Plani i Veprimit për vitet 2009- 2015, e cila përfshinë gjithashtu rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore.

 

Plani i Veprimit 2009-2015 paraqet hapat që duhet ndërmarrë në aplikimi e politikave dhe legjislacionit, infrastrukturës së teknologjisë informative, sistemet dhe shërbimet elektronike dhe interoperabilitetin.

 

Ky Plan parasheh 172 hapa që duhet ndërmarrë në vitet 2009-2015. 19 hapa i takojnë fushës së politikave dhe legjislacionit të cilat nënkuptojnë implementimin e ligjeve apo politikave të reja, plotësimin apo modifikimin e ligjeve dhe politikave ekzistuese. 49 prej tyre i takojnë fushës së infrastrukturës së teknologjisë informative, që përfshinë qendrën e sistemit të TI, qendrën e të dhënave, rrjetin komunikues, etj.  Fusha e sistemeve dhe shërbimeve elektronike përfshin 98 aktivitete (hapa) që duhet ndërmarre; Fushat kryesore që do të përfshihen janë e-shteti, e-arkiva, e-gjyqësia, e-policia, e-qytetari, e-mjekësia, e-shkollimi, etj. Së fundi janë paraqitur edhe 6 aktivitetet e fushës së interoperabilitetit, e kjo me qëllim të ndërlidhjes së shumë funksioneve të aplikueshme nëpër institucionet qeveritare në një të përbashkët, që do të rezultojë me uljen e kostos, avancimin e sistemit, shkurtimin e kohës dhe rritjen e transparencës dhe sigurisë. Nga të gjitha aktivitetet, në vitin 2009 është dashur të fillojnë 87 vendime, prej të cilave 34 është dashur të përfundojnë brenda vitit, kurse në vitin  2010 pritet të fillojnë 67 prej të cilave 32 duhet të përfundojnë, në vitin 2011 pritet të fillojnë së realizuari 16 ku 4 prej të cilave duhet të përfundojnë, ndërsa në vitin 2012 dhe 2013 pritet të realizohet nga një vendim. Deri në përfundim të vitit 2015 Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të jetë ë gatshme të implementoj e-qeverisjen, edhe pse sipas planit të Veprimit mund të priten vonesa në afat si shkak i mungesës së buxhetit, vonesa gjatë procesit, mos-koordinim i duhur, e të ngjashme.

 

Realizimi i një projekti të tillë kërkon edhe një buxhet të lartë. Ky projekt pritet të financohet jo vetëm nga qeveria, por edhe nga institucionet përkatëse, si dhe nga mjetet e premtuara nga Konferenca e Donatorëve. Qeveria e Kosovës kohë pas kohe ka investuar në fushën e teknologjisë. Nga viti 2001 deri në vitin 2007 janë investuar mbi 9 milion euro, ndërsa vetëm gjatë vitit 2008 janë investuar afro 6 milion euro. Institucionet si MEF, Shërbimi Policor, Shërbimi Doganor, ATK, Këshilli Gjyqësor kanë investuar në sisteme të veÇanta të teknologjisë informative; gjer më tani në Këshillin Gjyqësor të Kosovës janë investuar 3 milion euro, në Shërbimin Doganor 4,7 milion euro, ndërsa në Shërbimin Policor afro 10,000 euro.

 

Planifikimi buxhetor për të realizuar Planin e Veprimit të Strategjisë për Qeverisjen Elektronike parasheh investime prej 21,517,719 euro dhe 2,750,000 dollar për vitet 2009 – 2015, të cilat në mënyrë të detajuar janë paraqitur më poshtë:

Fusha  e qeverisjes elektronike do te ketë gjithashtu mbështetjen ligjore. Në të kaluarën janë miratuar disa ligje që janë të ndërlidhura me këtë fushë si: Ligji për Telekomunikacionin 2002/7; Ligji për shërbimet e shoqërisë së informacionit Nr. 02/L-23; Ligji nr. 02/L-28 për procedurën administrative; Ligji 02/l-80 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat, Ligji nr. 2003/12 për qasje në dokumente zyrtare; Ligji për kadastër; etj. Gjithashtu janë miratuar dhe disa politika dhe standarde, ndërsa edhe disa ligje dhe politika të reja janë në proces.