Koksi i Naftës Lirohet nga Tatimi Doganorë

27/09/2016

Qeveria e Kosovës ka ndryshuar Udhëzimin Administrativ nr.05/2015 për Mallrat e Liruara nga Tatimi Doganorë me të cilin lirohen nga detyrimi doganorë prej 10% disa mallra, si: koks nafte i pakalcinuar, koks nafte i kalcinuar, vajrat si lëndë djegëse dhe vajrat lubrifikante.

Lirimi nga tatimor doganore i këtyre mallrave do të ndihmoj prodhuesit vendorë. Heqja e tatimit në naftën e koksit ka qenë njëra ndër kërkesat e Institutit GAP në raportin e publikuar në maj të këtij viti për prodhuesit e materialit ndërtimorë më bazë nga argjila. Raporti i GAP rekomandone:

“Qeveria e Kosovës të bëjë një vlerësim lidhur me kostot dhe përfitimet e largimit të tatimit në import për Petrol-koks për prodhuesit e materialit ndërtimor. Lirimi nga tatimi i kësaj lënde do të përmirësonte konkurrencën në këtë sektor.”

Përveç tatimit doganorë në koksin e naftës, prodhuesit vendor të materialit ndërtimorë përballen edhe me problem të natyrave tjera, siç janë: çmimi i lartë i energjisë për bizneset, procedurat burokratike në shfrytëzimin e argjilës, etj.

Raporti i plotë i GAP për gjendjen e prodhuesve të materialit ndërtimorë më bazë nga argjila mund të lexohet KËTU.