GAP kundërshton idenë për themelimin e Akademisë për Vetëqeverisje Lokale

28/09/2016

GAP ftohet të mar pjesë në grupin punues për themelimin e Akademisë për Vetëqeverisje Lokale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka formuar një grup punues, pjesë e së cilës është ftuar të jetë edhe Instituti GAP me qellim të vendosjes së bazave për të themeluar Akademinë për Vetëqeverisje Lokale. Kjo akademi është propozuar të ketë rol primar në zhvillimin e trajnimeve dhe certifikimeve për stafin civil dhe politik të nivelit lokal.  Takimi i parë i këtij grupi është mbajtur ne fillim të shtatorit 2016.

GAP në ketë takim ka potencuar nevojën që stafi i komunave të trajnohet dhe certifikohet, por është kundërshtuar ideja që Kosova të rris numrin e agjencive ose organizatave publike, në kohën kur ekzekutivi është zotuar  të rishqyrtojë numrin e tyre për të liruar buxhetin publik nga barra e shërbimeve dhe pagave. GAP ka propozuar që trajnimet e tilla të zhvillohen duke shfrytëzuar resurset humane e financiare që i ka Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP)

Iniciativa për të krijuar Akademi për Vetëqeverisje Lokale do të paraqiste në të njëjtën kohë dualizëm institucional, ngase në të njëjtën kohë funksionon Instituti i Kosovës për Administratë Publike. Në muajin prill të 2014 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e posaçëm për ketë institucion dhe ka autorizuar me ligj që ky institucion është përgjegjës për ofrimin e trajnimeve të shërbyesve civil edhe për nivelin lokal.

Pas këtij qëndrimi MAPL ka propozuar që grupi punues të angazhohet për hartimin e një koncept dokumenti duke respektuar qëndrimet e paraqitura nga Instituti GAP. 

Lajmin zyrtar mund ta lexoni duke klikuar KËTU.