Këshilli Ndërministror për Reformën e Administratës Publike i kryesuar nga Ministri i Administratës Publike z. Yagcilar ka mbajtur më 2 nentor mbledhjen e radhës ku është ftuar edhe Instituti GAP. Në këtë takim është diskutuar për hapat e ardhshëm mbi zbatimin e Strategjisë për Menaxhimin e Financave Publike (2016-2020), progresi për rishikimin e Strategjisë për Përmirësimin e Planifikimit dhe Koordinimit të Politikave (2015-2018) dhe Strategjisë për Rregullim më të Mirë (2014-2020).
Krahas me këtë, në takim është prezentuar dhe diskutuar mbi hartimin e pakos së legjislacionit për administratën publike: plotësim ndryshimin e Ligjit për shërbimin civil, plotësim ndryshimin e Ligjit për administratën shtetërore dhe hartimi i Ligjit për pagat që realizohen nga buxheti i Kosovës. Në këtë proces, GAP ka ofruar mbështetjen përmes hulumtimit mbi institucionet dhe agjencitë e pavarura mbi marrëdhënien e punës, organizimin e brendshëm, pagat dhe llogaridhënien. Të gjeturat në këtë raport janë duke shërbyer si material në hartimin e koncept dokumenteve për këto tri ligje.
GAP do të merrë pjesë dhe kontribuoj edhe në grupet punuese kur të fillojë procesi i draftimit të tri ligjeve në fjalë.