?>

GAP merr pjesë në takimin e Forumit për Transparencë Parlamentare në Kuvend të Kosovës

03/11/2016

Forumi për Transparencë Parlamentare i Kuvendit të Kosovës ka mbajtur takimin e radhës me 3 nëntor ku është diskutuar për planin vjetor për një Kuvend të hapur dhe transparent për vitin 2017 dhe organizimi i konferencës vjetore në mes të Kuvendit dhe shoqërisë civile. Për planin vjetor janë diskutuar tri objektiva: 1) Krijimi i sistemit eletkronik për përcjelljen e legjislacionit, 2) Rishikimi i Rregullorës për qasje të mediave dhe publikut në punët e Kuvendit dhe 3) Rishikimi i Kodit të Mirësjelljes së Kuvendit në raport me Parimet dhe Standardet Ndërkombëtare për Etikë Parlamentare. GAP do të kontriboj në aktivitetet për realizimin e tri objektivave gjatë vitit 2017 të cilat janë pjesë të Planit të Veprimit për një Kuvend të Hapur dhe Transparent 2016-2020. Përveq këtyre, Instituti GAP me planin e veprimit në fjalë është i caktuar si organizatë partnere në realizimin e objektivave të planifikuara për periudhën 2016-2020. Të gjitha aktivitetet kanë për qëllim hapjen dhe transparencën e Kuvendit sipas parimeve të Deklaratës për Hapje të Kuvendit dhe vlerave të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (ang. OGP).

Me vendim të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, GAP është pjesë e Forumit për Transparencë Parlamentare i përbërë nga deputetë, administrata e Kuvendit dhe organizata të shoqërisë civile.