Instituti GAP mori pjesë në konsultimin e parë publik të Ministrisë së Financave për Projektligjin e buxhetit 2017

30/09/2016

Me ftesë të Ministrisë së Financave (MF), Instituti GAP  morri pjesë në konsultimin publik për Projektligjin e buxhetit 2017. Në këtë diskutim morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave, përfaqësues të bizneseve, shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtarë si: Banka Botërore, GIZ, Komisioni Evropian etj.

Temë kryesorë e këtij konsultimi ishte orientimi i investimeve publike me projektligjin e buxhetit 2017. Në këtë konsultim gjithashtu u diskutua për burimet financiare të buxhetit, projeksionet në të hyrat dhe trendet e huamarrjes buxhetore.

Instituti GAP ka avokuar që një kohë të gjatë që procesi i hartimit të buxhetit duhet të bëhet transparent qysh në fazat e hershme të përpilimit nga MF.  Kjo është hera e parë që MF ka organizuar një konsultim publik për projektbuxhetin e Republikën e Kosovës në këtë fazë. Edhe pse kjo paraqet një hap të mirë para sa i përket përfshirjes së publikut në buxhetim, Instituti GAP do të vazhdojë të avokojë që publiku të përfshihet në konsultime edhe gjatë hartimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve dhe qarkoreve buxhetore.