Komisioni Parlamentar në maj të këtij viti ka filluar punën për monitorimin e zbatueshmërisë së Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, gjashtë muaj pas hyrjes së tij në fuqi.
Në maj 2011, GAP i ka dërguar zyrtarisht komisionit parlamentar një raport për zbatimin e këtij ligji. Në këtë raport GAP ka ofruar dëshmi konkrete për vështirësitë në zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, sidomos, mos trajtimi i barabartë i kërkesave në formë elektronike, mos emërimi i zyrtarëve për trajtimin e kërkesave, informacioni i paktë të faqet zyrtare në internet, mos nxjerrja e akteve nënligjore, etj.
Dëshmia e GAP në këtë komision ishte e ndërlidhur me raportin e GAP për Zbatushemërinë e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike. Përveç GAP, në këtë komision dëshmitë e tyre paraqitën edhe organizata tjera të shoqërisë civile dhe institucioneve publike – si zbatuese të këtij ligji.
Në shtator të 2011, Komisioni do të hartoj një raport vlerësues për nivelin e zbatueshmërisë së këtij ligji dhe të njëjtin do ja prezantoj Kuvendit për aprovim.