Instituti GAP prezentoi projektin e bashkëpunimit me Komisionin për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media e Kuvendit të Kosovës

02/02/2017

Instituti GAP është ftuar në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për të prezentuar projektin e propozuar të bashkëpunimit me komisionin në fjalë. GAP ka propozuar që të bashkëpunojë me komisionin në fushën e qeverisjes lokale, përkatësisht në ndarjen e përgjegjësive në mes të nivelit lokal dhe qendror të përcaktuar me Ligjin për vetëqeverisje lokale.

Propozimi i Institutit GAP është mirëpritur nga të gjithë deputetët dhe është përfshirë në Planin e punës së Komisionit për 2017. Sipas kësaj, Instituti GAP do të ofrojë një hulumtim për komisionin deri në fund të muajit maj të këtij viti lidhur me "Ligjin për vetëqeverisje lokale – përgjegjësitë për komunat dhe konfliktet me ligjet tjera në fuqi". Përveç hulumtimit, sipas konsultimeve me komisionin, GAP do të mund të organizojë edhe takime në nivel lokal me përfaqësuesit e komunave, në organizimin e dëgjimeve publike, në shkrimin e raportit përfundimtar për prezentim në seancë, etj.

Lajmin zyrtar të Komisionit parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media mund ta lexoni duke klikuar këtu.