Instituti GAP mori pjesë në diskutimet e Komisionit Evropian lidhur me reformat në ekonomi

13/03/2017

Me qëllim të diskutimit të reformave në ekonomi dhe edukim, me theks të veçantë në Programin e Kosovës për Reforma në Ekonomi (PKRE) 2017-2019, me ftesë të Zyrës së BE-së në Prishtinë, Instituti GAP së bashku më organizata tjera të shoqërisë civile kanë takuar përfaqësuesit e Komisionit Evropian (KE).

Me datë 6 mars 2017, përfaqësues të KE-së kanë diskutuar me shoqërinë civile lidhur me procesin e diskutimeve publike dhe përmbajtjen e PKRE-së. Sa i përket konsultimeve publike, në mënyrë që kontributi i shoqërisë civile të jetë me i dobishëm, Instituti GAP ka kërkuar që udhëzimet për hartimin e këtij programi të bëhen publike edhe për shoqërinë civile. Ndërsa sa i përket përmbajtjes së PKRE-së, GAP theksoi mungesën e lidhjes së masave në PKRE dhe ndarjeve buxhetore. Me këtë konstatim janë pajtuar edhe përfaqësues tjerë të shoqërisë civile dhe zyrtarët e KE-së.

Ndërsa me datë 7 mars 2017, Instituti GAP mori pjesë në takmin me shoqërinë civile të znj. Genoveva Ruiz Calavera, drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit të Komisionit Evropian. Në këtë takim u diskutua për nevojën e reformave në ekonomi, sundim të ligjit, punësim dhe arsim. Ndër të tjerash, Instituti GAP theksoi që Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më shumë në luftimin e korrupsionit sa i përket menaxhimit të financave publike