Letërnjoftimi i Komunës së Rahovecit 2012

17/12/2012

Instituti GAP publikon "Letërnjoftimi i Komunës së Rahovecit 2012", raport i cili vlerëson ecurinë e përgjithshme të qeverisjes në këtë komunë e udhëhequr nga Kryetari z. Smajl Latifi.

“Letërnjoftimin e Komunës së Rahovecit 2012” mund ta lexoni duke e shkarkuar këtu

Raporti fokusohet në periudhën e pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në fund të vitit 2010.  Në këtë raport, ashtu sikurse edhe në  raportet e gjertanishme, janë pasqyruar zhvillimet komunale që kanë të bëjnë me problemet në këtë komunë dhe performancën buxhetore, duke përfshirë mënyrën e shpenzimit të parasë publike, investimet kapitale, prokurimin publik dhe gjendjen në arsim, shëndetësi dhe administratën komunale.