?>

Instituti GAP prezantoi udhëzuesin për kriteret e subvencioneve para Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës

08/12/2017

Në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit të mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, Instituti GAP sot ka prezantuar para Komisionit për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës të gjeturat dhe udhëzuesin i cili ka për qëllim rritjen e transparencës buxhetore dhe menaxhimin më të mirë të subvencioneve përmes ndryshim/plotësimit të bazës ligjore.

Komisioni për Buxhet dhe Financa i udhëhequr nga z. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë anëtarët e komisionit kanë shprehur gatishmërine që një të ardhme të afërt ky udhëzues të shëndrrohet në bazë ligjore.