?>

Zëvendës ambasadorja SHBA-ve vlerëson lartë punën e Instituti GAP dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile rreth angazhimit në luftën kundër korrupsionit

08/12/2017

Instituti GAP si anëtare e Koalicionit të OJQ-ve “ Java Kundër Korrupsionit 2017”, gjatë muajit dhjetor, organizuan “Javën Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë. Instituti GAP gjatë kësaj jave pati dy paraqitje publike. Në tryezën e rrumbullakët, të mbajtur me datë 4 dhjetor 2017, GAP prezantoi analizën mbi monopolin në homologimin e veturave dhe faljen e borxheve publike, ndërsa me 8 dhjetor 2017, GAP prezantoi para Komisionit për Buxhet dhe Financa Publike udhëzuesin për kriteret e subvencioneve.

Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Prishtinë, znj. Collen Hyland, e ka vlerësuar lartë punën e Institutit GAP dhe organizatave të tjera të shoqërisë civile në Kosovë, rreth angazhimit në luftën kundër korrupsionit në Kosovë. Në fjalim e mbajtur në hapjen e “TechCamp: Luftimi i Korrupsionit në Ballkan”, znj. Hyland theksoi se shoqëria civile po bënë një punë të jashtëzakonshme në kuadër të angazhimit për luftimin e kësaj dukurie. “Organizatat e shoqërisë civile si IKD dhe GAP, po bëni një punë të jashtëzakonshme, jo vetëm për të tërhequr vëmendjen ndaj korrupsionit, por edhe për të lehtësuar dialogun dhe debatin, që do të çojnë drejt zgjedhjes reale. Grupet e shoqërisë civile kanë mbajtur diskutime publike për çështjet si monopolet, procesi i certifikimit të automjeteve dhe shitja e punimeve akademike. Përmes ngjarjeve të tilla, ju i mbani zyrtarët publik të përgjegjshëm për një sërë çështjesh që e pengojnë rritjen ekonomike dhe demokratike në Kosovë. Për përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të OJQ-ve, ju mund të mbani këmbët e Qeverisë në zjarr”, ka deklaruar znj. Hyland.