Qeveria e Kosovës anulon vendimin e paligjshëm të faljes së borxheve për amabalazhuesit e ujit

15/03/2018

Pas reagimit publik të Institutit GAP, GSJP dhe INDEP, Qeveria e Kosovës mori vendim që të revokojë vendimin e datës 3 tetor 2017 me anë të të cilit kishte falur borxhet dhe detyrimet e ambalazhuesve të ujit ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës që nga viti 2008.

Instituti GAP së bashku me GSJP dhe INDEP kishte kundërshtuar vendimin për faljen e borxheve të ujit duke e cilësuar proceduralisht të kundërligjshëm, të padrejtë, të dëmshëm për sektorin e ujërave dhe buxhetin e Kosovës. Në bazë të argumenteve të ofruara, ky vendim shkelte Kushtetutën e Kosovës, Ligjin për ujërat e Kosovës si dhe ishte marrur në mungesë të plotë të transparencës. Duke marrë parasysh të gjitha këto argumente, ishte kërkuar që vendimi për faljen e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit të revokohet.

Gjithashtu, rekomandim i ynë ishte që të balancohen kërkesat dhe nevojat, si të sektorit publik ashtu edhe të ambaluezhsve të ujit, duke ofruar lehtësira të ligjshme për ambalazhuesit e ujit dhe të plotësohen standardet e transparencës gjatë hartimit të këtyre politikave. Pas anulimit të vendimit për faljen e borxheve të ujit, Zyra e Kryeminsitrit do të hartojë një udhëzim administrativ lidhur me lehtësirat që do t’i ofrohen amabaluzhesve të ujit. Duke marrë parasysh kërkesat e Rregullores për standardet minimale për procesin e konsultimit publik, në përputhje me rekomandimet tona, draft-udhëzimi do duhej të vendosej në diskutim publik