Marrëveshjet për TC Kosova e Re përmbajnë ndihmë shtetërore

10/05/2019

A e dini se marrëveshjet komerciale për ndërtimin e TC Kosova e Re janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës dhe të BE-së?

Marrëveshjet e nënshkruara nga Qeveria e Kosovës dhe ContourGlobal (GenCo) përmbajnë elemente të Ndihmës Shtetërore:

(1) 100% BLERJE E SIGURTË: NKEC (kompani publike) detyrohet të blejë 100% të kapacitetit prodhues të TC Kosova e Re i cili pritet të prodhojë afërsisht 3,370,000 MWh në vit edhe nëse tregu nuk e kërkon.

(2) KONKURRENCA: Për shkak se TC Kosova e Re ka prioritet mbi TC Kosova B, tregu i energjisë elektrike në Kosovë do të mbyllet për 20 vite duke bllokuar zhvillimin e çfarëdo konkurrence me shansa minimale për liberalizim të tregut të energjisë.

(3) QASJA E LIRË NË RRJETIN E GJENERIMIT: Të gjitha pagesat për shfrytëzim të sistemit do t’i ngarkohen NKEC dhe jo ContourGlobal. Prodhuesit tjerë të energjisë elektrike janë përgjegjës për t’i mbuluar këto pagesa dhe i bën ata më pak konkurrues.

(4) THËNGJILL KUALITATIV: KEK obligohet që të sigurojë thëngjillin, duke ua lënë konkurrentëve të CountourGlobal thëngjillin më pak efikas për një çmim më të lartë.