Komunikatë për Media: Fitohet rasti ndaj MZHE-së për qasje në dokumente zyrtare për Termocentralin ‘Kosova e Re’

08/07/2019

Balkan Green Foundation (BGF), Instituti GAP, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), sot mbajtën konferencë për media për të publikuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për padinë e organizatave ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) në shkurt të vitit 2017. 

Kërkesëpadia është aprovuar si e bazuar dhe obligon Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të lejojë qasje në: 1. Thirrjen finale për aplikim e cila i është dërguar kompanive të parakualifikuara për ndërtimin e TC ‘Kosova e Re’, si dhe qasje në 2. Ndryshimet në pakon tenderuese që kanë ndodhur nga thirrja e parë për parakualifikim deri në përzgjedhjen e ofertuesit dhe arsyet për ndryshimet në pako. Këto dokumente ishin kualifikuar nga MZHE si dokumente konfidenciale në dy përgjigje ndaj kërkesave tona.

BGF, GAP, GLPS dhe INDEP, sot kanë ri-dërguar kërkesën për qasje në këto dy dokumente zyrtare të shoqëruar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë tek Divizioni për Komunikim me Publik në MZHE. MZHE obligohet që t’i përgjigjet me vendim kërkesave për qasje në dokumente publike brenda shtatë (7) ditëve.

Aktgjykimin e plotë mund ta lexoni më poshtë.