Megjithëse jemi në një periudhë kur pandemia e Koronavirusit (COVID-19) ka ndikuar nëjetën e qytetarëve dhe aktivitetin ekonomik dhe shoqëror në Kosovë, Instituti GAP sot ka publikuar të gjeturat e një hulumtimi të zhvilluar para masave tëndërmarra nga Qeveria e Kosovëspër parandalimin e përhapjes sëKoronavirusit. Në këtë hulumtim,Instituti GAP ka trajtuar ndikimin e taksës 100% nëprodhimdhe çmimet e produkteve në Kosovë, duke krahasuar periudhën janar-tetor 2018 me peruidhën janar-tetor 2019.
Të gjeturat e raportit tregojnë se ka një rritje të aktivitetit në sektorin e prodhimit (industrinë përpunuese) në Kosovë, por që është jo e theksuar dhe me trend më të ulët se në periudhën para vendosjes së tarifës. Në periudhën janar-tetor 2019, ky sektor kishte rritje për 10%, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2018, rritja e industrisë përpunuese ishte 16%. Për më shumë, trendi i punësimit mesatar përgjatë muajve të vitit 2019 ka ndjekur trendin e viteve të kaluara, duke mos pasur ndonjë devijim nga cikli i rënieve dhe ngritjeve të numrit të të punësuarve. Konkretisht, gjatë vitit 2019, numri i punonjësve në sektorin e industrisë përpunuese është rritur në mesatare për 7%, ndërsa në 2018 rritja ishte 10%. Por, një ndikim më i theksuar i tarifës 100% vërehet në çmimet e produkteve në Kosovë gjatë vitit 2019. Rritjen më të madhe e kishin çmimet e ushqimeve dhe pijeve të cilat janë rritur për rreth 6.1% në periudhën janar-shator 2019 krahasuar me 2018, që ishte edhe rritja më e lartë nga 2017.
Importet e produkteve nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina kanë rënë drastikisht pas hyrjes në fuqi të taksës 100%, ndërsa eksportet e Kosovës drejt këtyre vendeve kanë pësuar rënie më të lehtë. Nga vendet që kanë pasur një rritje më të theksuar me pjesëmarrjën e tyre në importin total të Kosovës në vitin 2019 janë Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.
Që nga 21 nëntori 2018, Kosova aplikon tarifë 100% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina (BiH). Deri atëherë, Serbia ishte eksportuesi kryesor në Kosovë, mirëpo në të njëjtën kohë ajo mbetej edhe shteti që aplikonte më së shumti barriera tregtare për bizneset kosovare që eksportonin atje. Vendosja e tarifës ka paraqitur sfidë për një pjesë të prodhuesve në Kosovë për shkak të varësisë së tyre nga lënda e parë që vinte nga Serbia dhe për importuesit e produkteve finale. Përveç nevojës për të zëvendësuar produktet e importuara nga Serbia, bizneset janë përballur edhe me rritje të kostos së transportit.
Raportin e plotë mund ta gjeni duke klikuar këtu.
Projekti "Inovacioni për mediat e qëndrueshme dhe angazhimin qytetar" implementohet nga: Kosovo 2.0 dhe Instituti GAP.
Ky publikim është botuar me asistencë të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Institutit GAP dhe Kosovo 2.0 dhe në asnjë mënyrë nuk mund të paraqes pikëpamjet e Bashkimit Evropian.