Shpenzimet e Qeverisë së Kosovës për përdorim të telefonave mobil për vitin 2019

20/11/2020

Përdorimi i telefonave mobil dhe fiks në institucionet qendrore përcaktohet nga Udhëzimi Administrativ nr. 04/2008 i hartuar nga Qeveria e Kosovës. Në të përcaktohen kufijtë e këtyre shpenzimeve me qëllim të kryerjes së punëve dhe detyrave të zyrtarëve në mënyrë të rregullt dhe efikase. Sipas këtij udhëzimi, të drejtë për telefon roaming (shfrytëzimi i telefonisë mobile jashtë shtetit)  e kanë kryeministr-i/ja, zëvendëskryeministrat/et, sekretar-i/ja i/e përgjithshëm/e i zyrës së kryeministrit dhe shef-i/ja i/e kabinetit të kryeministrit, të cilat shpenzime sillen nga 150 deri në 250 euro sipas lartësisë së postit politik. Ndërsa, qasje në telefona fiks kanë të gjithë zyrtarët e institucioneve të Qeverisë së Kosovës dhe janë gjithsej 14 pozita qe kanë të drejtë për mbushje të telefonave mobil të cilat sillen nga 20 deri në 70 euro në muaj varësisht nga pozita.

Bazuar në raportin financiar të Ministrisë së Financave, në vitin 2019, institucionet e Qeverisë së Kosovës kanë shpenzuar 2.8 milionë euro për telefona mobil. Kurse, në krahasim me vitin paraprak, këto institucione në vitin 2019 kanë shpenzuar 481 mijë euro më pak apo 17.2%.

Figura 1: Shpenzimet e telefonisë mobile për të gjitha institucionet publike

Burimi: Instituti GAP bazuar në të dhënat e pranuara nga institucionet përkatëse

 

Instituti GAP ka kërkuar të dhëna të detajuara të shpenzimeve për telefoni mobile për vitin 2019 nga Zyra e Kryeministrit dhe të gjitha ministritë. Konform Ligjit për qasje në dokumente publike janë përgjigjur 17 ministri dhe Zyra e Kryeminstrit, prej të cilaveMinistria për Komunitete dhe Kthim, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë ofruar të dhëna për kabinete të minstrive pa i personalizuar shpenzimet e zyrtarve për muaj.Ndërsa nuk është përgjigjur Ministria e Infrastrukturës, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Diasporës.

Nga të dhënat e këtyre 17 ministrive dhe Zyrës së Kryeministrit, gjatë vitit 2019 janë shpenzuar rreth 167,376 euro për përdorimin e telefonave mobil. Lidhur me këto shpenzime, Zyra e Kryeministrit dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal radhiten të parat.

Figura 2: Shpenzimet e stafit politik të ministrive dhe zyres së kryeministrit për telefona mobil për vitin 2019

Burimi: Instituti GAP bazuar në të dhënat e pranuara nga institucionet përkatëse

 

Sipas nenit 5 të Udhëzimit Administrativ, shpenzimet e kryeministrit janë të pakufizuara, ndërsa zëvendëskryeministrave dhe ministrave i lejohet të shpenzojnë 250 euro në muaj për shfrytëzim të telefonit jashtë shtetit (roaming). Shpenzimet e zëvendëskryeministrave/eve dhe  të ministrave/eve nga ministritë që kemi pranuar përgjigje, gjatë vitit 2019, arrijnë në 24,879euro. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka tejkaluar shpenzimet në muajin mars për 27.74 euro duke shpenzuar në total rreth  277.74 euro. Në radhën e ministrave/eve për vitin 2019, Nenand Rikalo, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka tejkaluar shpenzimet e lejuara për 235 euro në muajin shkurt, duke shpenzuar rreth 485 euro; dhe  Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë, i cili ka shpenzuar271.26 euro në muajin gusht dhe 275.48 euro në muajin shtator.

Figura 3: Shpenzimet e zëvendëskryeministrave/eve për telefoni mobile për vitin 2019

Burimi: Instituti GAP bazuar në të dhënat e pranuara nga institucionet përkatëse

 

Figura 4: Shpenzimet e ministrave/eve për telefoni mobile për vitin 2019

Burimi: Instituti GAP bazuar në të dhënat e pranuara nga institucionet përkatëse

 

Shpenzimet mujore të telefonave roaming qe i lejohen një zëvendësministr-i/e janë 150 euro në muaj. Këto shpenzime, gjatë vitit 2019, arrijnë shumën totale rreth 35 mijë euro.  Në radhën e zëvendësministrave për vitin 2019, tejkalim të shpenzimeve kanë bërë:Jeton Emini, Zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural i cila i ka tejkaluar  shpenzimet për shtatë muaj, ndërsa më së shumti i ka tejkaluar shpenzimet në muajin maj për 196 euro; Arbër Geci, Zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, i cila ka tejkaluar shpenzimet në muajin qershor për 93.74 euro; Bujar Cakolli, Zëvendësministër në Ministrinë e Inovacionit ka tejkaluar shpenzimet në muajin janar për 57.40 euro, dhe në muajin shkurt për 29.24 euro.

Figura 5: Shpenzimet e zëvendësministrave/eve për telefoni mobile për vitin 2019

Burimi: Instituti GAP bazuar në të dhënat e pranuara nga institucionet përkatëse

 

Figura 6: Zëvendësministrat të cilët i kanë tejkaluar shpenzimet e lejuara 2019

Burimi: Instituti GAP bazuar në të dhënat e pranuara nga institucionet përkatëse

 

Bazuar në totalin e shpenzimeve për përdorim të telefonave mobil gjatë vitit 2019, pozita me shpenzimet më të larta në këtë kategori është e këshilltarëve politikë me mbi 82 mijë euro. Pas saj radhiten zëvendësministrat me 35 mijë euro, ministrat me rreth 19 mijë euro, zëvendëskryeministrat, shefat e kabinetit, dhe kryeministri.

Figura 7: Shpenzimet e telefonisë mobile për vitin 2019 në bazë të pozitave

Burimi: Instituti GAP bazuar në të dhënat e pranuara nga institucionet përkatëse

 

Këtu janë paraqitur në formë infografike shpenzimet e telefonave mobil për Zyrën e Kryeministrit dhe 17 ministri gjatë vitit 2019 dhe shpenzimet individuale për të gjithë zyrtarët.