Fituesit e garës me shkrime analitike “Menaxhimi i pasurive të konfiskuara në Kosovë”

09/12/2020

Instituti GAP me përkrahjen e Zyrës Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, SDC në Kosovë, dhe SIDA-s, përmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë, implementuar nga UNDP SAEK 3, në ditën botërore kundër korrupsionit, ndan çmimet e garës me shkrime analitike me temën “Menaxhimi i pasurive të konfiskuara në Kosovë”. Kjo garë është organizuar për të tretin vit radhazi për studentët e nivelit baçelor dhe master dhe synon nxitjen e studentëve për përfshirje në studimin e politikave publike në Kosovë duke shpërblyer me çmime punën e tyre. Këtë vit ishin gjithsej 28 pjesëmarrës në garën për shkrime analitike ndërsa u ndanë 4 çmime.

Fituesit e kësaj gare ishin:

- Gafurr Uka – vendi i parë

- Gzime Hashani – vendi i dytë

- Diona Zhubi – vendi i tretë

- Ibrahim Jetullahu – vendi i katërt

Instituti GAP i falenderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare dhe i fton të gjithë studentët që të bëhen pjesë e thirrjeve të ardhshme për kontributin e tyre në politika publike.