Fituesit e garës me shkrime analitike “Përfshirja e grave në masat e pakove për rimëkëmbjen ekonomike”

09/12/2021

Instituti GAP me përkrahjen e Zyrës Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, SDC në Kosovë, dhe SIDA-s, përmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë, implementuar nga UNDP SAEK 3, në ditën botërore kundër korrupsionit, ndau çmimet e garës me shkrime analitike me temën “Përfshirja e grave në masat e pakove për rimëkëmbjen ekonomike”.

Kjo garë është organizuar për të katërtin vit radhazi për studentët e nivelit baçelor dhe master dhe synon nxitjen e studentëve për përfshirje në studimin e politikave publike në Kosovë duke shpërblyer me çmime punën e tyre. Këtë vit ishin gjithsej 34 pjesëmarrës në garën për shkrime analitike ndërsa u ndanë 4 çmime.

Fituesit e kësaj gare janë:

Gentiana Beqiraj – vendi i parë

Erza Elezaj – vendi i dytë

Tringë Shkodra – vendi i tretë

Agnesa Haliti – vendi i katërt

Instituti GAP i falenderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare dhe i fton të gjithë studentët që të bëhen pjesë e thirrjeve të ardhshme për kontributin e tyre në politika publike.  

#InstitutiGAP #GAPinstitute #UNDPkosovo #EmbassyofSwedeninPrishtina #SDCkosovo #transparency #Anticorruption #genderequality #covid19