Instituti GAP, me përkrahjen e UNDP/Projekti SAEK III, mbështetur nga Qeveria Zvicerane dhe ajo Suedeze, (SDC dhe SIDA), hap thirrjen për ciklin e pestë të shkrimeve analitike për studentët e nivelit baçelor dhe master në Kosovë. Kjo garë synon nxitjen e studentëve për përfshirje në studimin e politikave publike në Kosovë duke shpërblyer me çmime punën e tyre.
Kjo garë organizohet në kuadër të aktiviteteve për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit.
Studentët mund të zgjedhin njërën nga dy temat e listuara më poshtë:
“Si mund të ndikojë digjitalizimi i shërbimeve publike në zvogëlim të korrupsionit?”, “Cilat janë masat që janë ndërmarrë ndër vite nga qeveritë për rritje të digjitalizimit?”, “Si ka ndikuar digjitalizimi i shërbimeve publike në zvogëlim të korrupsionit në vendet tjera (praktika nga vendet tjera)?”
”Mangësitë në procesin e dhënies së lejeve dhe licencave për hidrocentralet në Kosovë: mënjanimi i praktikave korruptive”, “Cilat janë masat që mund të ndërmerren për tejkalimin e krizës aktuale të energjisë në Kosovë? (Praktikat nga shtetet tjera)”, “Si mund të evitohen humbjet komerciale dhe ato teknike të energjisë në rrjet: mënjanimi i praktikave korruptive në ”, “Cilat janë masat që mund të ndërmerren për rritjen e efiçiencës së energjisë në objektet publike dhe ato rezidenciale?”, “Cilat janë mundësitë për energji të ripërtëritshme në Kosovë?”
Inkurajoheni të krijoni temën tuaj origjinale dhe argumentet tuaja duke u bazuar në pyetjet e cekura më lartë apo çështje tjera që lidhen me temat e listuara.
Udhëzimet për aplikim
- Autorët e shkrimeve duhet të jenë studentë të nivelit baçelor ose master;
- Shkrimet duhet të jenë origjinale dhe të pabotuara. Shkrimet e plagjiarizuara do të refuzohen;
- Shkrimet duhet të shkruhen nga një apo dy autorë. Shkrimet e shkruara nga më shumë se dy bashkë-autorë nuk do të pranohen;
- Shkrimet duhet të jenë deri në 1,000 fjalë. Shkrimet më të gjata do të diskualifikohen automatikisht;
- Burimet e të dhënave duhet të citohen brenda tekstit/me fusnotë. Nuk ka nevojë për listë referencash;
- Shkrimet duhet të dërgohen në format Word MS, në emailin info@institutigap.org. Po ashtu, duhet të bashkangjitni kopjen e skanuar të kartelës studentore apo ndonjë dëshmi tjetër që tregon se jeni student/e në ndonjërin prej institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë në kohën e dorëzimit të shkrimeve.
- Në titullin e emailit (Subject) shkruani “Gara me shkrime - Emri dhe Mbiemri”.
- Afati i fundit për dorëzim të shkrimeve është më 25 nëntor 2022 në mesnatë.
- Shkrimet e dorëzuara pas afatit të përcaktuar nuk do të merren parasysh.
Për formatin pdf kliko KËTU.
Për thirrjen ne gjuhën serbe na shkruani ne INFO@INSTITUTIGAP.ORG.
Formati i shkrimeve
- Hyrje
Paragrafi hyrës duhet të përfshijë tezën apo qëllimin e shkrimit, duke i njoftuar lexuesit rreth temës kryesore të tij. Nuk duhet përdorur të dhëna ose fakte thelbësore që mbështesin argumentet tuaja në këtë seksion.
- Përmbajtja
Vendosni të gjitha të dhënat dhe faktet këtu. Organizoni idetë në sa më shumë paragrafë të nevojshëm që mbështesin tezën apo qëllimin e shkrimit tuaj. Nëse keni tri argumente, shkruani ato në tre paragrafë duke i radhitur sipas rëndësisë dhe potencialit për t’i mbështetur ato.
- Përfundimi
Mos vendosni informacione apo të dhëna të reja në këtë paragraf. Vetëm përmblidheni mirë shkrimin duke ripërmendur argumentet kryesore të tij dhe duke sinjalizuar fundin e tij apo duke bërë një "thirrje për veprim" nëse shkrimi juaj do të shkruhet në atë mënyrë që të bind lexuesit të veprojnë kundrejt diçkaje.
Vlerësimi i shkrimeve
Paneli vlerëson në mënyrë të pavarur të gjitha shkrimet në bazë të kritereve të mëposhtme:
- Origjinaliteti në temat e trajtuara
- Përdorimi i të dhënave në mënyrë të drejtë/ Saktësia e të dhënave
- Cilësia dhe thellësia e hulumtimit
- Stili i shkrimit, gramatika, drejtshkrimi, pikësimi dhe citimi
Çdo anëtar/e i/e panelit do të vlerësojë përmbajtjen e përgjithshme me pikë dhe tri shkrimet me pikët më të larta do vlerësohen me çmime. Vlerësimi bëhet nga Instituti GAP dhe UNDP/Projekti SAEK III.
Vetëm fituesit e tri vendeve të para do të lajmërohen.
Çmimet
Vendi i parë: 250 Euro dhe mirënjohje
Vendi i dytë: 200 Euro dhe mirënjohje
Vendi i tretë: 150 Euro dhe mirënjohje