Letërnjoftimi i Komunës së Drenasit 2012

17/11/2012

Instituti GAP publikon "Letërnjoftimi i Komunës së Drenasit 2012", raport i cili vlerëson ecurinë e përgjithshme të qeverisjes në këtë komunë e udhëhequr nga Kryetari z. Nexhat Demaku i cili vjen nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

“Letërnjoftimin e Komunës së Drenasit 2012” mund ta lexoni duke e shkarkuar këtu

Raporti fokusohet në periudhën e pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në fund të vitit 2009.  








Në këtë raport, ashtu sikurse edhe në  raportet e gjertanishme, janë pasqyruar zhvillimet komunale që kanë të bëjnë me problemet në këtë komunë dhe performancën buxhetore, duke përfshirë mënyrën e shpenzimit të parasë publike, investimet kapitale, prokurimin publik dhe  gjendjen në arsim, shëndetësi dhe administratë komunale. Ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar vlerësimit të përmbushjes së premtimeve të kryetarit të Komunës dhënë gjatë fushatës zgjedhore të 2009. Raporti për Komunën e Drenasit është i 20-ti me radhë në vazhdën e publikimit nga ana e GAP-it të raporteve për zhvillimet komunale, pas zgjedhjeve lokale të vitit 2009.