Letërnjoftimi i Komunës së Vushtrrisë 2012

28/10/2012

Instituti GAP publikon raportin e 13 me radhë në serinë e raporteve për qeverisjen lokale, pas zgjedhjeve të 2009. Edhe ky raport, ashtu edhe si raportet paraprake, mbulon periudhën janar 2010 – qershor 2012.

“Letërnjoftimin e Komunës së Vushtrrisë 2012” mund ta lexoni duke e shkarkuar këtu

Letërnjoftimi i Komunës së Vushtrrisë 2012 jep një pasqyrë të zhvillimeve dhe ndodhive në qeverisjen mbi dy vjeçare, duke u fokusuar në problemet kryesore të komunës së Vushtrrisë dhe qasja e autoriteteve komunale në zgjidhjen e tyre; të hyrat buxhetore dhe praktika e shfrytëzimit të parasë publike; investimet kapitale; prokurorimi publik; gjendja në administratë, arsim dhe shëndetësi; transparenca komunale dhe niveli i realizimit të premtimeve të dhëna nga Kryetari i Komunës në fushatën zgjedhore të 2009.