15 vjet GAP

30/12/2022

Instituti GAP ka mbushur 15 vjet.

Kemi kënaqësinë që të ndajmë me ju këtë raport të shkurtër përmbledhës për punën tonë përgjatë një dekade e gjysmë.

Në vazhdimësi, Instituti GAP ka punuar në avancimin e politikave publike, duke angazhuar profesionistë të fushave të ndryshme, duke avokuar drejtë rritjes së demokracisë, zhvillimit të qëndrueshëm e mirëqenies së të gjithë qytetarëve pa dallim.

Jemi të lumtur që për këto 15 vjet, Instituti GAP ka lënë gjurmë në shumë politika publike, ka gjeneruar debat, e ka mbajtur përgjegjës institucionet publike. Puna jonë është mbuluar nga mediat më me renome vendore e ndërkombëtare dhe kemi shërbyer si shtëpi për shumë profesionistë të diplomuar në universitetet më të mira.

Andaj, ky është edhe falenderim për të gjithë ata që e kanë bërë rrugëtimin tonë të mundshëm, duke filluar nga donatorët, mediat të cilat kanë bartur mesazhin tonë, vendimmarrësit të cilët kanë marrë në konsideratë gjetjet dhe rekomandimet tona dhe qytetarët të cilët i kanë besuar misionit dhe punës sonë.

Urojmë që rrugëtimin tonë ta vazhdojmë me përkrahjen dhe mirëbesimin tuaj edhe në të ardhmen.

Gëzuar Vitin e Ri 2023!

Raportin mund ta gjeni duke klikuar Këtu