Instituti GAP mbajti takimin me përfaqësues të organizatave lokale

20/05/2023

Instituti GAP ka mbajtur takim me përfaqësuesit e organizatave lokale nëpër komuna me qëllim të saktësimit të çështjeve teknike dhe metodologjike të hulumtimit lidhur me përditësimin e ardhshëm të premtimeve zgjedhore, të dhëna nga kryetarët e komunave të Kosovës në fushatën zgjedhore të 2021. GAP, tash e 13 vite monitoron dhe vlerëson nivelin e përmbushjes së premtimeve zgjedhore. Përmes vlerësimit të premtimeve zgjedhore, Instituti GAP ka për qëllim që t’i mbajë të përgjegjshëm kryetarët e zgjedhur për premtimet e dhëna.

Në këtë drejtim, GAP ka krijuar një rrjet të organizatave lokale, i përbërë nga organizatat EC Ma Ndryshe, Polis, Syri i Vizionit, Activism Roots, Community Building Mitrovica, General Youth Education of Kosovo dhe Pace Sviluppo Innovazione Acli, që asistojnë në mbledhjen dhe verifikimin e të dhënave nga terreni.