Qarkullimi i bizneseve aktive në Kosovë në vitin 2022

24/08/2023
Në vitin 2022, nga të gjitha bizneset* që kanë deklaruar të hyra në Adimistratën Tatimore të Kosovës (ATK), mbi 56 mijë apo 77% kanë deklaruar të hyra vjetore deri në 30 mijë euro. Numri i bizneseve që deklarojnë mbi këtë prag është ndjeshëm më i ulët. Po ashtu, një numër i madh i bizneseve kanë deklaruar qarkullim vjetor prej zero euro (32.8%).
Sipas Ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave, bizneset me të ardhura vjetore bruto deri në 30 mijë euro^ në Kosovë tatimohen me norma prej 3% (tregti) dhe 9% (shërbime), dhe të njëjtat nuk mbajnë libra dhe nuk regjistrohen për qëllime të TVSH-së.
Ndër arsyet pse shumë biznese qëndrojnë nën pragun 30 mijë euro dalin të jenë: zhvillimi i një pjese të aktiviteteve në joformalitet, mundësia më e ulët e inspektimit nga ATK, shpenzime më të ulëta.