Raportet e Progresit për Kosovën

19/11/2010

(keq)Kuptimi dhe (keq)Interpretimi i tyre

Kete raport te plote mund te lexoni duke klikuar ketu;
Shkarko dokumentin:
Raporti i Progresit është një nga dokumentet më të rëndësishme i cili vlerëson gjendjen ekonomike, politike dhe sociale në vend. Rëndësia e këtij raporti, në krahasim me shumë raporte tjera vlerësuese ndërkombëtare, qëndron edhe në atë se vlerësimi vije nga një organizëm ndërkombëtar në të cilin synon të anëtarësohet Kosova.


Pas publikimit të çdo raporti të progresit, diskutimet përqendrohen më shumë në interpretimin e fjalës “Progres” se sa në interpretimin e tij të drejtë apo marrjen e masave për përmbushjen e kërkesave që dalin nga raporti. Askush nuk konteston të gjeturat e raportit të progresit, por shprehen dallime të mëdha sa i përket kuptimësisë së progresit në Kosovë.


Me rastin e publikimit të Raportit të Progresit 2009 për Kosovën, Instituti GAP kishte publikuar një analizë me titull “Raporti i Progresit 2009 – sfidat” ku janë përshkruar sfidat, si dhe janë krahasuar raportet e progresit që nga viti 2006, në fushat si ekonomia, politika dhe standardet evropiane.