Instituti GAP do të jetë partner i International Budget Partnership (IBP) nga Washington D.C. për të realizuar për herë të parë në Kosovë vlerësimin pilot të Anketës së Buxhetit të Hapur (Open Budget Survey). IBP bën vlerësimin dhe rangimin e 120 vendeve të botës lidhur me transparencën buxhetore, mbikëqyrjen dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset buxhetore.