Instituti GAP ka ndarë çmimet e garës me shkrime analitike

08/12/2023
Instituti GAP ka ndarë çmimet e garës me shkrime analitike me temat “Praktikat më të mira kundër-korrupsion në prokurimin publik” dhe “Performanca dhe transparenca e ndërmarrjeve publike në Kosovë”. Kjo garë është organizuar për të gjashtin vit radhazi për studentët e nivelit baçelor dhe master dhe synon nxitjen e studentëve për përfshirje në studimin e politikave publike në Kosovë.
 
Këtë vit ishin gjithsej 19 pjesëmarrës në garën për shkrime analitike ndërsa u ndanë tri çmime.
 
Fituesit e kësaj gare ishin:
 
Medina Hasani - vendi i parë
Blenda Asllani - vendi i dytë
Eris Hasanaj - vendi i tretë
 
Instituti GAP i falenderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare dhe i fton të gjithë studentët që të bëhen pjesë e thirrjeve të ardhshme.
 
 

Kjo garë vjetore është mundësuar nga Instituti GAP me përkrahjen e Zyrës Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, SDC në Kosovë, dhe SIDA-s, përmes Ambasadës Suedeze në Prishtinë, implementuar nga UNDP SAEK 3, për të shënuar 9 dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion.