Procesi i privatizimit dhe vlera e aseteve të Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike

01/10/2012

Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur që të shes Kompaninë e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), përkundër vlerës së ulët të ofertës që kanë ofruar kompanitë e parakualifikuara. Qeveria e Kosovës ka vendosur të shes KEDS-in për 26.3 milion euro.

Këtu mund ta shkarkoni analizën e plotë të GAP.

Shkarko dokumentin:

 

Përkundër asaj se vendimi për privatizimin e KEDS është marrë saktësisht katër vite më parë (2 tetor 2008), asnjëherë përgjatë këtij procesi nuk është bërë e ditur vlera reale e aseteve dhe tregut të KEDS. Përkundër kërkesave të shumta zyrtare drejtuar ndaj Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Korporatës Energjetike të Kosovës dhe këshilltarëve të transaksionit të Korporatës Ndërkombëtare Financiare, për vlerën e aseteve të KEDS asnjëherë këto institucione nuk kanë pranuar të përgjigjen se cilat janë asetet e KEDS dhe sa është vlera e tyre.


Qeveria e Kosovës këto informata nuk ka pranuar ti ndaj as me deputetët e Kuvendit të Kosovës, edhe pse për këtë e obligon vendimi i Kuvendit i datës 12 dhjetor 2008. Më 3 tetor 2012, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë lidhur me procesin e privatizimit të ndërmarrjeve publike, ndër to edhe për privatizimin e KEDS.


Në mungesë të informatave zyrtare nga MZHE dhe KEK, ky dokument hulumtues i Institutit për Studime të Avancuara GAP synon të ofroj një pasqyrë të vlerës reale të aseteve të KEDS dhe sidomos investimet e KEK të bëra në rrjetin e energjisë në periudhën 2007-2012.