Sa do t’i ndikojë Regjistrimi i Popullsisë 2024 të hyrat e komunave nga Granti i Përgjithshëm?

17/07/2024
Mbi 40% e buxhetit vjetor të komunave vjen nga Granti i Përgjithshëm (niveli qendror). Se sa pranon secila komunë nga ky grant varet në masën më të madhe (89%) nga numri i popullsisë së komunës.
Më poshtë, Instituti GAP ka përllogaritur se sa mund të ndikohet buxheti vjetor i komunave si rezultat i ndryshimit të popullsisë, bazuar në rezultatet e Regjistrimit të Popullsisë 2024 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.