Instituti GAP, në kuadër të Javës Kundër Korrupsionit, ka ndarë çmimet e garës me shkrime analitike me temën “Roli i përfshirjes qytetare në rritjen e llogaridhënies dhe transparencës në proceset buxhetore në Kosovë.” Kjo garë është organizuar për të shtatin vit radhazi për studentët e nivelit baçelor dhe master dhe synon nxitjen e studentëve për përfshirje në studimin e politikave publike në Kosovë.
Këtë vit ishin gjithsej 24 pjesëmarrës në garën për shkrime analitike ndërsa u ndanë tri çmime.
Fituesit e garës janë sipas kësaj renditjeje:
Miranda Mehmeti – vendi i parë
Albin Kabashi – vendi i dytë
Dea Bajraktari - vendi i tretë
Instituti GAP i falenderon të gjithë pjesëmarrësit e kësaj gare dhe i fton të gjithë studentët që të bëhen pjesë e thirrjeve të ardhshme.
Kjo garë vjetore është mundësuar nga Instituti GAP, në kuadër të projektit me Partneritetin Ndërkombëtar Buxhetor (International Budget Partnership) me përkrahjen e Komisionit Evropian.