Planifikimi fillestar i buxhetit per 15 komuna

14/08/2024
Instituti GAP, me përkrahje të Helvetas/Projekti për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra dhe Suedia, ka analizuar dhe vizualizuar detajet kryesore të planeve, investimeve dhe orientimeve fillestare buxhetore për vitin 2025 të 15 komunave të Kosovës.
Këto fletushka janë bazuar në Kornizën Afatmesme të Buxhetit (KAB) 2025-2027. Projektbuxheti 2025 është në fazën e konsultimit publik gjatë muajve gusht dhe shtator, dhe miratimi përfundimtar pritet të bëhet nga Kuvendi Komunal deri me 30 shtator.
Fletushkat përmbajnë informacione kyçe si:
- Shuma e buxhetit të paraparë
- Ndarja sipas kategorive ekonomike
- Investimet kapitale të ndara sipas numrit të projekteve të reja dhe atyre të bartura
- Përputhshmëria e projekteve kapitale me premtimet e bëra gjatë fushatës zgjedhore (2021 – 2025)
- Lokalitetet që pritet të përfitojnë buxhet nga viti 2025 dhe ato që nuk janë përfshirë në këtë ndarje
Për shumë detaje fletushkat mund ti gjeni duke klikuar këtu.