Rritja e investimeve në bujqësi në Kosovë nuk është shoqëruar me një rritje të qëndrueshme të prodhimit apo kthimit të investimit nga paraja publike.
Me gjithë rritjen e pagesave direkte për grurin me 930% gjatë viteve 2010–2022, sipërfaqja e mbjellur është rritur vetëm me 2%. Një situatë e ngjashme vërehet edhe te misri. Po ashtu, subvencionet dhe grantet për fermerë nuk kanë ndikuar në ndryshimin e strukturës së parcelave.
Cilat janë format tjera të financimit në bujqësi?
Një formë alternative apo plotësuese e financimit në bujqësi janë edhe kooperativat bujqësore. Kooperativat njihen në mbarë botën si formë e bashkëpunimit për të kapërcyer kufizimet me të cilat përballen fermerët e vegjël. Ato ofrojnë avantazhe të qarta në aspektin e qasjes më të lehtë në tregje, burime dhe mbështetje të përbashkët.