Në Kosovë, numri i vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit është gati 3 herë më e lartë se në Bashkimin Evropian

10/10/2025
A e dini se energjia elektrike e lirë nga qymyri që prodhohet në Ballkanin Perëndimor ka një kosto të lartë për shëndetin publik?
Në Kosovë, numri i vdekjeve të parakohshme nga ndotja e ajrit është gati 3 herë më e lartë se në Bashkimin Evropian. Situatë e ngjashme vërehet edhe në vendet tjera të rajonit.
Ndotësit më të mëdhenj mbeten termocentralet e Kosovës A dhe B.
 Zgjidhja?
Një zhvillim i qëndrueshëm që merr parasysh të gjitha aspektet e mirëqenies – ekonomike, mjedisore dhe shëndetësore.
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Ballkanit Perëndimor përmes Politikave Industriale të Gjelbra” të përkrahur nga Fondacionet e Shoqërisë së Hapur – Ballkani Perëndimor, Instituti GAP, bashkë me partnerët rajonalë, po organizon ngjarje në komunitet për të promovuar politikat industriale të gjelbra – si rrugë drejt një të ardhmeje më të pastër dhe më të shëndetshme.
<img height="16" width="16" class="xz74otr x15mokao x1ga7v0g x16uus16 xbiv7yw" alt="