Në vitin 2025, Kosova eksportoi shërbime në vlerë prej 3.9 miliardë euro (+15% vs. 2024), ndërkaq importoi 1.7 miliardë euro (+6% vs. 2024) me një bilanc pozitiv tregtar tek shërbimet prej rreth 2.2 miliardë euro.
Për çdo 1 euro të eksportuar si shërbime, Kosova ka importuar vetëm 44 centë. Ky raport mes importit dhe eksportit është ndër më të mirët në rajon dhe më gjërë. Zakonisht, shtetet e mëdha i kanë pothuajse të balancuara eksportet dhe importet, si për mallra ashtu edhe për shërbime.
Ato fokusohen në prodhimin e produkteve dhe ofrimin e shërbimeve ku kanë më shumë shkathtësi, ndërsa importojnë ato produkte e shërbime për të cilat shtetet e tjera kanë përparësi krahasuese.
