Letërnjoftimi i Komunës së Obiliqit 2012

19/11/2012

Instituti GAP publikon "Letërnjoftimi i Komunës së Obiliqit 2012" raport i cili vlerëson ecurinë e përgjithshme të qeverisjes në këtë komunë e udhëhequr nga Kryetari z. Mehmet Krasniqi i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

"Letërnjoftimin e Komunës së Obiliqit 2012" mund ta lexoni duke e shkarkuar këtu

 








Raporti fokusohet në periudhën e pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në fund të vitit 2009.    








Në këtë raport, ashtu sikurse edhe në  raportet e gjertanishme, janë pasqyruar zhvillimet komunale që kanë të bëjnë me problemet në këtë komunë dhe performancën buxhetore, duke përfshirë mënyrën e shpenzimit te parasë publike, investimet kapitale, prokurimin publik dhe  gjendjen në arsim, shëndetësi dhe administratën komunale. Ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar vlerësimit të përmbushjes së premtimeve të kryetarit të Komunës dhënë gjatë fushatës zgjedhore të 2009.