KOSID mirëpret vendimin e Komitetit Drejtues për Privatizim për heqjen e “Kosovës B” nga pakoja tenderuese me “Kosovën e Re”

19/07/2012

Konsorciumi i Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) mirëpret vendimin e Komiteti Drejtues për Privatizimin e Kosovës së Re, për ndarjen e Termocentralit "Kosova B" nga pakoja tenderuese për termocentralin "Kosova e Re".

Komunikatën e plotë për media mund ta shkarkoni duke klikuar këtu.

Dhjetë organizatat anëtare të Konsorciumit, në vazhdimësi kanë theksuar se përfshierja e "Kosovës B" në pakon e njëjtë tenderuese për “Kosovën e Re” ka qenë në kundërshtim me interesat e shoqërisë kosovare dhe me ligjet në fuqi, meqë do të krijonte një monopol duke i garantuar një kompanie të vetme përmbi 97% të tregut të gjenerimit të energjisë.