“Letërnjoftimet e Komunave” masin zhvillimet në nivel lokal në fushën e arsimit, shëndetësisë, administratës, shërbimeve për qytetarë, investimeve publike, transparencës, realizueshmërisë së premtimeve, shpenzimit të parasë publike, procedurat tenderuese, etj.
Projekti ka filluar së implementuari që nga muaji maj 2012 dhe realizohet në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) dhe Qendrën e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (ATRC). Rezultatet e hulumtimeve të GAP për qeverisjen komunale janë debatuar me kryetarët e komunave në emisionet “Jeta në Kosovë”.
Në muajt në vazhdim, Instituti GAP do të publikoj për çdo javë nga një raport për secilën komunë të Kosovës, duke filluar nga Komuna e Prishtinës.