Letërnjoftimi i Komunës së Gjakovës 2013

17/01/2013

Instituti GAP publikon “Letërnjoftimi i Komunës së Gjakovës 2013”. Raport vlerëson ecurinë e përgjithshme të qeverisjes lokale në këtë komunë e udhëhequr nga Kryetari z. Pal Lekaj.

“Letërnjoftimin e Komunës së Gjakoves 2012” mund ta lexoni duke e shkarkuar këtu

Raporti fokusohet në periudhën e pas zgjedhjeve të fundit lokale, përkatësisht zhvillimet nga fillimi i vitit 2010 deri në përfundim te vitit 2012.  Në këtë raport, ashtu sikurse edhe në  raportet e gjertanishme, janë pasqyruar zhvillimet komunale që kanë të bëjnë me problemet në këtë komunë dhe performancën buxhetore, duke përfshirë mënyrën e shpenzimit të parasë publike, investimet kapitale, prokurimin publik,  gjendjen në arsim, shëndetësi dhe administratën komunale, nivelin e transparencës si dhe është vlerësuar ecuria e deritanishme në përmbushjen e premtimeve të dhëna zgjedhore.