Letërnjoftimi i Komunës së Shtimes 2013

25/01/2013

Instituti GAP publikon “Letërnjoftimi i Komunës së Shtimes 2013”. Raport vlerëson ecurinë e përgjithshme të qeverisjes lokale në këtë komunë e udhëhequr nga Kryetari z. Naim Ismajli.

“Letërnjoftimin e Komunës së Shtimes 2013” mund ta lexoni duke e shkarkuar këtu

Raporti fokusohet në periudhën e pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në fund të vitit 2009.  Në këtë raport, ashtu sikurse edhe në  raportet e gjertanishme, janë pasqyruar zhvillimet komunale që kanë të bëjnë me problemet në këtë komunë dhe performancën buxhetore, duke përfshirë mënyrën e shpenzimit të parasë publike, investimet kapitale, prokurimin publik,  gjendjen në arsim, shëndetësi dhe administratën komunale, nivelin e transparences si dhe vlerëson ecurin e deritanishme në përmbushjen e premtimeve të dhëna zgjedhore.