Çka pas anëtarësimit të Kosovës në BERZH?

29/01/2013

Instituti për Studime të Avancuara GAP publikon analizën rreth mundësive të financimit të projekteve të caktuara në Kosovë nga ana e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), pas anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

Këtu mund ta shkarkoni analizen e  Institutit për Studime të Avancuara GAP.

Shkarko dokumentin:

Analiza është kryesisht e fokusuar në investimet e deri tanishme të BERZH-it në shtetet ku operon, me një fokus të veçantë në rajon, si dhe krahasimin e fushave të këtyre investimeve në raport me planet zhvillimore të Kosovës.

Një prej përfundimeve kryesore në këtë analizë është se Kosova nuk ka një plan zhvillimor ekonomik që është në përputhje të plotë me objektivat e BERZH-it dhe BE-s në përgjithësi.