Dhjetë organizatat anëtare të Konsorciumit, në vazhdimësi kanë theksuar se përfshierja e “Kosovës B” në pakon e njëjtë tenderuese për “Kosovën e Re” ka qenë në kundërshtim me interesat e shoqërisë kosovare dhe me ligjet në fuqi, meqë do të krijonte një monopol duke i garantuar një kompanie të vetme përmbi 97% të tregut të gjenerimit të energjisë.