Qëndrim lidhur me mënyrën dhe procesin e amendamentimit të ligjeve të ndërlidhura me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur

04/07/2012

Instituti për Studime të Avancuara GAP dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mbajtën konferencë për media, me që rast do të prezantuan qëndrimin lidhur me mënyrën e amendamentimit të ligjeve të ndërlidhura me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur.

Analizen mbi "Qëndrim lidhur me mënyrën dhe procesin e amendamentimit të ligjeve të ndërlidhura me përfundimin e pavarësisë së mbikëqyrur" mund ta shkarkoni ketu; 

Shkarko dokumentin:

Pas vendimit të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur dhe shuarjen e misionit të ICO (Zyrës Civile Ndërkombëtare), Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës kanë përgatit legjislacionin e nevojshëm për transferimin e kompetencave nga ICO tek institucionet vendore. 


Organizatat e lartshënuara të shoqërisë civile kundërshtojnë mënyrën e transferimit të këtyre kompetencave dhe mbarëvajtjen e procesit të ndryshim-plotësimit të ligjeve.