Impakti Ekonomik i DokuFest 2011-2014

04/03/2012

DokuFest është një ndër festivalet më të suksesshme dhe më të njohur në botë për filma dokumentar dhe atyre te metrazhit të shkurtër.

Analizën e GAP për Impaktin Ekonomik të DokuFest mund ta lexoni ketu; 

Shkarko dokumentin:

Ndikimi i DokuFest në jetën kulturore të vendit është një aspekt i cili është vlerësuar tashmë nga shumë njohës të kësaj fushe.

Por ajo çfarë nuk është vlerësuar asnjëherë deri më tani është impakti që DokuFest ka në ekonominë e Kosovës në përgjithësi, dhe në atë të Komunës së Prizrenit në veçanti.


Më 4 mars 2012, GAP prezantoi analizën për Impaktin Ekonomik të DokuFest. Në konferencën për media të pranishëm ishin edhe organizatorët e DokuFest dhe përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit.
 

Analiza e GAP për Impaktin Ekonomik të DokuFest konstaton se impakti ekonomik i DokuFest më 2011 ishte së paku 3.1 milion euro. Festivali i 11 me radhë, i cili do të mbahet në korrik të 2012, pritet të ketë një impakt ekonomik prej 4.6 milion eurosh. Kurse impakti i përgjithshëm për periudhën 2011-2014 pritet të jetë mbi 17 milion euro.


Përfaqësuesi i Komunës së Prizrenit, z.Kujtim Gashi, vlerësoi se falë DokuFest, qyteti i Prizrenit është shndërruar në një nga qytetet më të vizituara dhe sipas vlerësimeve të Komunës, gjatë kohës së mbajtjes së festivalit, vërehen të hyra më të mëdha komunale.


Aliriza Arenliu nga DokuFest u shpreh se buxheti me të cilin operon DokuFest është shumëfish më i vogël se sa të hyrat që gjeneron për qytetin e Prizrenit dhe ekonominë kosovare në përgjithësi.