Reagim Kundër Rritjes së Çmimit të Energjisë dhe Revitalizimin e Bllokut A2 të TC

08/02/2012

Instituti GAP,Forumi për Iniciativa Qytetare, Instituti për Politika Zhvillimore, dhe Përfaqësuesit e fshatit Dardhishtë të Komunës së Obiliqit:

Reagimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar ketu; 

Shkarko dokumentin:

kundërshtojnë iniciativën e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe rivitalizimin e bllokut A2 të TC Kosova A.


Kërkesa e KEK për rritjen e energjisë elektrike për 23% nga 1 prilli 2012 nuk pasqyron koston reale të prodhimit të energjisë elektrike.


Mos evitimi i humbjeve komerciale dhe teknike, po tentohet t’i faturohen qytetarëve. Humbjet teknike dhe komerciale të energjisë arrijnë në 37%, humbje të cilat kapin vlerën prej rreth 77 milion eurosh. Shumë e cila do t’i mjaftonte KEK për të mbuluar shpenzimet e importit dhe ato operacionale.




Shqetësuese për ne është edhe kërkesa për revitalizimin e blloqeve të Kosovës A.  Një kërkesë e tillë bie ndesh me Strategjinë e Kosovës për Energji 2010-2018, Studimin e Komisionit Evropian për Dekomisionim të Kosovës A, Programin e Qeverisë së Kosovës për Eficiencë të Energjisë dhe Traktatin e Energjisë. Çmimi që do të paguhej për rivitalizim të kësaj njësie është shumë i lartë për konsumatorin, shëndetin e tij dhe mjedisin për rreth.