Dërgesat nga Afganistani dhe ndikimi i tyre në ekonominë e vendit

17/11/2011

Kosova është një nga vendet e cila përfiton më së shumti për kokë banori nga dërgesat e punëtorëve jashtë vendit. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, në vit në Kosovë arrijnë mbi 500 milion euro, të cilët dërgohen nga kosovarët jashtë vendit për familjet e tyre në Kosovë.

Analizën e  GAP “Dërgesat nga Afganistani dhe ndikimi i tyre në ekonominë  vendit” mund ta lexoni duke klikuar ketu

Shkarko dokumentin:

 

Deri më tani nuk janë vlerësuar sa duhet dërgesat nga vendet e Lindjes së Mesme – sidomos dërgesat nga Afganistani. Sipas hulumtimeve të GAP, në bazat ushtarake dhe në sektorë të tjerë në Afganistan, janë të punësuar rreth 2100 kosovar, paga mesatare mujore e të cilëve është rreth 2500 euro. Për çdo vit nga Afganistani në Kosovë hyjnë së paku 50-55 milion euro. Të gjitha këto mjete hyjnë përmes sistemit bankar, çka e bën më të lehtë përllogaritjen e këtyre dërgesave.


 


Instituti për Studime të Avancuara GAP, përmes një hulumtimi disa mujor, ka grumbulluar të dhëna nga kompanitë kontraktuese, bankat komerciale, agjencitë e punësimit dhe intervistat e drejtpërdrejta me punëtorët kosovar në Afganistan, dhe del me këtë analizë e cila ka për qëllim që të informoj publikun me këtë kategori të të punësuarve jashtë vendit, kushtet e tyre të punës, rajonet prej nga vijnë, ndikimi i këtyre mjeteve në ekonominë e vendit. Në fund GAP ka dalë me disa rekomandime për institucionet publike.