GAP prezenton analizën "Qëndrushmëria financiare e RTK: gjetja e alternativave për financim të transmetuesve publik"

04/10/2011

Instituti për Studime të Avancuara GAP, në mbështetje të Fondacionit Friedrich Ebert, organizoi një diskutim të hapur lidhur me financimin e qëndrueshëm të RTK.

Kete analize te plote mund te lexoni duke shkarkuar ketu; 

Shkarko dokumentin:

Në këtë diskutim, GAP prezantoi një analizë e cila mbështet ekzistimin e transmetuesve publik, arsyeton qëndrimin se transmetuesi publik duhet të financohet me parapagim nga qytetarët, si dhe jep disa skenarë se si do të mund të vjelet taksa për RTK.




Pas prezantimit të analizës, deputeti Sadri Ferati (LDK) në emër të Komisionit Parlamentar për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, prezantoi punën e këtij komisioni në amendamentimin e Projektligjit për transmetuesit publik. Në debat kontribuan edhe dy anëtarë tjerë të këtij komisioni, deputeti Ramë Vataj (PDK) dhe deputetja Teuta Haxhiu (AAK).




z.Rrahman Paçarizi, në cilësinë e Kryetarit të Bordit të RTK, paraqiti pikëpamjet e bordit dhe informoi të pranishmit për aktivitetet e Bordit të RTK për të gjetur zgjidhje për financimin e transmetuesve publik. Z.Paçarizi deklaroi se edhe Bordi të cilin ai e kryeson ka dërguar me shkrim disa opsione të mundshme se si do të mund të financohej RTK ën të ardhmen. Në debat kontribuoi edhe z.Sylejman Shaqiri, drejtor menaxhues i RTK, i cili u shpreh se sa më parë që RTK del nga financimi nga buxheti i Kosovës dhe financimi bëhet me parapagim do të jetë më mirë për zhvillimin e këtij institucioni.





Në debat kontribuuan edhe Faik Ispahiu (InterNews Kosova) dhe përfaqësuesit e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO).