Procesi jo transparent i privatizimit te sektorit te energjise

09/10/2012

Organizatat jo qeveritare pjesë të Konsorciumit të Organizatave Jo Qeveritare për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) në vazhdimësi kanë kërkuar qasje në dokumentet zyrtare për privatizimin e KEDS dhe "Kosovës së Re".

Shkarkoni dhe lexoni kërkesat e OJQ-ve dhe përgjigjet negative te institucioneve përgjegjëse për privatizim.

Shkarko dokumentin:

Kërkesat e drejtuara në adresë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Njësisë Implementuese për Privatizim të KEDS dhe këshilltarit të transaksionit të IFC, asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje pozitive.


Më 1 tetor 2012, Instituti GAP publikoi analizën "Procesi i privatizimit dhe vlera  aseteve të Kompanisë Kosovare të Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë", në të cilën, ndër të tjera, kritikohet MZHE për mos transparencë në procesin e privatizimit. Një ditë më vonë (2 tetor 2012), MZHE reagoi duke i klasifikuar si të pabaza shkrimet e GAP se kjo ministri ka qenë jo transparente.


Me qëllim të informimit të drejtë të publikut, në këtë dosje kemi paraqitur korrespondencën e GAP me MZHE dhe përgjigjet negative të kësaj ministrie dhe mos lejimin në qasje në dokumente zyrtare.