SiÇ kemi shkruar edhe në GAP Monitor 4, deri më 31 prill 2009, Ministria e Punëve të Jashtme kishte lëshuar 177 pasaporta diplomatike
Në mbledhjen e fundit për muajin maj, Qeveria ka marrë vendim të ndryshohet dhe plotësohet vendimi i Qeverisë Nr. 02/31 i datës 27 gusht 2008, i cili specifikon kategoritë e zyrtarëve që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike, të cilat lëshohen nga Ministria e Punëve të Jashtme. Neni 3.3 i atij vendimi thotë që pasaportat diplomatike i lëshohet edhe bashkëshortit/ës dhe fëmijëve deri në moshën 18 vjeÇare, të: Kryetarit të Republikës së Kosovës; Kryetarit të Kuvendit; Kryeministrit; zëvendëskryeministrave; ministrave.
Ndërkaq, sipas vendimit të fundit të Qeverisë, nenit 3.3. të vendimit të lartpërmendur duhet t'i shtohet edhe: Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Vitin e kaluar, më 8 prill 2009, Qeveria kishte marrë vendim që në listën e personave që kanë të drejtë të pajisen me pasaporta diplomatike të përfshihet edhe Shefi i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Sipas Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit (Ligji Nr. 03/L-037), pasaportat diplomatike u jepen përfaqësueseve të misioneve diplomatike dhe personelit diplomatik si dhe zyrtarëve të tjerë të përcaktuara në nenin 10 të këtij ligji, kurse pasaportat zyrtare u jepen personelit teknik dhe administrativ të misioneve diplomatike në ambasada dhe konsullata si dhe zyrtarëve të tjerë të përcaktuar në nenin 11 të këtij ligji. Pasaportat diplomatike pas përfundimit të mandatit dhe pasaportat zyrtare pas përfundimit të udhëtimit depozitohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në rast se mbajtësi i pasaportës diplomatike apo zyrtare shkarkohet nga detyra, largohet nga puna apo emërohet në një detyrë tjetër, ai është i detyruar ta dorëzojë pasaportën diplomatike apo zyrtare. Afati i vlefshmërisë së këtyre lloj pasaportave nuk mund të jetë më shumë se 5 vjet. SiÇ kemi shkruar edhe në GAP Monitor 4, deri më 31 prill 2009, Ministria e Punëve të Jashtme kishte lëshuar 177 pasaporta diplomatike.