Raportet e Progresit për Kosovën - (keq)Kuptimi dhe (keq)Interpretimi i tyre

26/11/2010

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian është një nga dokumentet më të rëndësishme që mat progresin ekonomik, politik dhe shoqëror të një vendi i cili aspiron integrimin në BE.

Analizën e GAP “Raportet e Progresit për Kosovën – (keq)Kuptimi dhe (keq)interpretimi i tyre” mund ta lexoni duke klikuar ketu; 

Shkarko dokumentin:

Pas publikimit të raporteve të progresit për Kosovën, në Kosovë debati po orientohet në atë drejtim se sa me të vërtetë ka pas progres apo çka mund të konsiderohet progres. Përderisa asnjëherë nuk kontestohet saktësia e raporteve të progresit, përmbajtja e këtyre raporteve gjithnjë keqinterpretohet dhe keqkuptohet.

Me qëllim të qartësimit sa më të madh të përmbajtjes së raporteve të progresit dhe eliminimin e keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve rreth këtyre raporteve, GAP publikon këtë analizë e cila në mënyrë vizuele paraqet progresin e arritur për vitet 2006 – 2010.

Në tri metodat e përdorura të analizës në këtë publikim, del se raporti më pozitiv për Kosovën ka qenë ai i 2006, ku shumë fusha janë poentuar me progres të mirë apo substancial; kurse raporti më negativ i shkruar ndonjëherë për Kosovën është ai i vitit 2009. Raporti i Progresit i vitit 2010 është raporti më pozitiv që KE ka shkruar për Kosovën pas shpalljes së pavarësisë, mirëpo raporti i 2010 nuk merr të njëjtin nivel të vlerësimit sikurse ai i 2006 dhe 2007.